Misteri vrasjes së 20-vjeçarit, i riu sa ishte kthyer nga Dukagjini: Punonte çoban

28 Shkurt 2025 | 10:15

Policia e Shkodrës po vijon hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re. Deri më tani, mbi 15 persona, kryesisht të afërm dhe fqinj të viktimës, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm apo përfshirje të tij në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.

Sipas informacioneve të para, Pavlin Preka ishte kthyer disa ditë më parë nga Dukagjini dhe qëndronte i vetëm në banesë. Trupi i tij u zbulua nga një familjar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se ai ishte qëlluar me pistoletë mbi katër herë. Hetuesit dyshojnë se vrasja mund të jetë kryer me armë me silenciator, pasi asnjë banor i zonës nuk ka dëgjuar të shtëna. Gjithashtu, fakti që trupi ishte i ftohur në momentin e gjetjes sugjeron se ngjarja ka ndodhur disa orë më parë.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe nuk e dinë arsyen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas tyre, Pavlin Preka nuk kishte precedentë penalë dhe kishte ndarë jetën mes Dukagjinit dhe fshatit Guci e Re.

Një nga pistat kryesore të hetimit është aktiviteti i tij në zonën e Dukagjinit, ku ai kishte punuar si çoban, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e një lidhjeje të mundshme me kultivimin e kanabisit. Policia po vazhdon hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026