Momentet e 24-vjeçares para vrasjes: Mbërrin në Rinas me të dashurin që e qëlloi

28 Shkurt 2025 | 10:51

Euronews Albania ka siguruar pamjet e momentit kur 24-vjeçarja palestineze, e cila u gjet e pajetë në një apartament në Tiranë, mbërrin në aeroportin e Rinasit. Në video, ajo shihet nën shoqërinë e të dashurit të saj, 49-vjeçar, i cili dyshohet se është personi që e ka qëlluar për vdekje me thikë.

Sipas pamjeve të regjistruara më 19 shkurt, çifti shfaqet i qetë në aeroport teksa kalon kontrollin e pasaportave, ku ata paraqitën dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti, të dy janë drejtuar për në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku janë akomoduar në një apartament të marrë me qira.

Hetimet tregojnë se më 22 shkurt, 49-vjeçari u largua nga banesa dhe po atë mbrëmje udhëtoi nga Rinasi drejt Greqisë. Policia dyshon se ai ka ushtruar dhunë mbi 24-vjeçaren përpara se ta vriste me thikë, duke e lënë të mbuluar me çarçaf.

Motivi i saktë i krimit mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me homologët ndërkombëtarë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të lokalizuar të dyshuarin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues, arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026