Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, i dashuri e qëlloi dhe u largua nga Rinasi
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të zbuluar të enjten në Tiranë, ku një shtetase e huaj u gjet e vdekur në një apartament të marrë me qira. Viktima është identifikuar si një 24-vjeçare me origjinë nga Palestina.
Sipas hetimeve paraprake, e reja dyshohet se është vrarë nga partneri i saj, një 49-vjeçar, me të cilin kishte mbërritur në Shqipëri disa ditë më parë. Çifti, që jetonte në Gjermani, kishte hyrë në Shqipëri më 19 shkurt përmes aeroportit të Rinasit, duke paraqitur dokumente greke në kontrollin e pasaportave.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se 49-vjeçari u largua nga apartamenti më 22 shkurt dhe po atë mbrëmje u nis nga Rinasi drejt Greqisë. Policia dyshon se ai e ka dhunuar fillimisht të renë, më pas e ka vrarë me thikë dhe trupin e saj e ka mbuluar me çarçaf.
Ende nuk dihet motivi i saktë i krimit, ndërsa autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim me homologët e tyre ndërkombëtarë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe lokalizimin e të dyshuarit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Me plagë në trup, gjendet e vdekur brenda banesës e reja në Tiranë
- Kishte 1 javë në banesën me qira, detaje mbi vdekjen e 30-vjeçares në Tiranë
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur