Starmer ndjek shembullin e Trump me USAID, Britania redukton ndihmat ndërkombëtare
Mbretëria e Bashkuar ka reduktuar ndihmën ndërkombëtare në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, sipas një vendimi të njoftuar nga kryeministri Sir Keir Starmer. Ky veprim, i cili përbën një largim të dukshëm nga angazhimet historike të Partisë Laburiste për zhvillimin global, parashikon një ulje të mëtejshme të ndihmës, përfshirë dhe shpenzimet për azilkërkuesit.
Starmer njoftoi se buxheti i ndihmës ndërkombëtare do të ulet nga 0.5% e PBB në 0.3% deri në vitin 2027. Aktualisht, një pjesë e konsiderueshme e këtij buxheti, rreth 4.3 miliardë paund, ose 28%, po shpenzohet për strehimin e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat joqeveritare. 138 organizata shprehin shqetësimin e tyre për atë që e konsiderojnë si reduktimin më të madh të ndihmës ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar në histori. Sipas organizatave ndërkombëtare, Starmer po ndjek një politikë të ngjashme me atë të Donald Trump për mbylljen e USAID.
Organizatat kërkojnë që ky vendim të rishikohet, duke paralajmëruar se ai mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme për punën zhvillimore dhe humanitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe për reputacionin e saj global. Në letrën e tyre, theksohet se janë rrezikuar disa programe, përfshirë ato për financimin e ndryshimeve klimatike, ndihmën humanitare në vende si Jemeni dhe iniciativa globale të vaksinimit, si Gavi, programi i mbështetur nga Bill Gates.
Ekspertët sugjerojnë se programet bilaterale të ndihmës, veçanërisht ato për vendet si Siria, Jemeni, Afganistani, Etiopia dhe Nigeria, mund të ndikohen më së shumti nga këto reduktime. Për më tepër, projektet e ndihmës njëpalëshe, që janë më të lehta për t’u pezulluar, mund të goditen veçanërisht, duke lënë një boshllëk të madh në kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën globale.
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij