“Kushtetuesja” e Kosovës pranohet si anëtare në Konferencën e Gjykatave Evropiane

28 Shkurt 2025 | 13:05

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane, pas 13 vitesh nga aplikimi i saj në vitin 2011. Ky vendim shënon një moment historik për Kosovën dhe për sistemin e saj kushtetues, duke e integruar atë plotësisht në rrjetin evropian të gjykatave kushtetuese.

Pranimi i Kosovës në CECC u konfirmua gjatë Takimit Përgatitor të Rrethit të Kryetarëve, të Kongresit të XX-të të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, dhe i cili u mbajt më 28 shkurt 2025 në Tiranë. Ky takim u organizua në kuadër te Presidencës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si gjykata kryesuese e CECC për periudhën 2024-2027 dhe si organizatore e Kongresit të XX-të të kësaj Konference, i cili do të mbahet ne Maj te vitit 2027.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetarë dhe perfaqësues nga 32 gjykata kushtetuese të pranishme anëtare te CECC.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026