E vrau sa mbërritën në Tiranë, del fotoja e vajzës që u ekezekutua nga i dashuri

28 Shkurt 2025 | 16:20

Vajza që shihni në foton e mësipërme është 24-vjeçarja palestineze, e cila u vra nga bashkëshorti i saj pas mbërritjes nga Gjermania në Tiranë.

Çifti i palestinezëve prej disa vitesh jetonin në Mynih të Gjermanisë. Kamerat e sigurisë në Rinas kanë kapur momentin kur, më datë 19 shkurt, Fadi Alwan, së bashku me bashkëshorten e tij, Rayyan Alwan, kanë mbërritur në territorin shqiptar. Kjo ishte hera e parë që vizitonin Shqipërinë. Tek kontrolli i pasaportave kanë paraqitur dokumente greke.

Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim. Autori, pas krimit, u largua nga Rinasi për në Athinë, më pas në drejtim të Holandës dhe, përmes transportit publik, udhëtoi për në Gjermani.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje përmes një telefonate. Ka qenë pronarja e banesës ajo që ka deklaruar se çifti e kishte telefonuar me një numër gjerman. Autoritetet tona kanë kontaktuar me oficerin e kontaktit në Gjermani dhe, pas verifikimeve, numri nuk ka qenë në emrin e 49-vjeçarit, por të një personi tjetër. Ky i fundit ka treguar se numri përdorej nga Fadi Alwan.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se 49-vjeçari, pas kryerjes së krimit, u largua nga banesa më 22 shkurt dhe, po këtë ditë, është larguar në mbrëmje nga Rinasi drejt Greqisë.

Policia dyshon se bashkëshorti i saj e ka qëlluar për vdekje 24-vjeçaren ditën që është larguar nga Shqipëria dhe, fillimisht, e ka dhunuar, më pas e ka vrarë me thikë dhe e ka mbuluar me çarçaf.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026