Kryeministri britanik do të presë në takim Presidentin Zelenskyy

1 Mars 2025 | 16:13

Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të pres këtë të shunë Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një takim. Ndërkohë udhëheqësit evropianë pritet të mblidhen për një takim të nivelit të lartë në Londër të dielën, ku do të diskutohet mbi një plan paqeje për Ukrainën.

“Kryeministri dhe Presidenti Zelenskyy do të takohen këtë pasdite”, tha një zëdhënës i zyrës së kryeministrit Starmer.

Takimi pason shkëmbimet e nxehta mes Presidentit ukrainas Zelenskyy dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë lidhur me luftën kundër Rusisë dhe me paralajmërimin e Presidentit amerikan se Shtetet e Bashkuara mund të tërheqin mbështetjen për Ukrainën.

Kryeministri Starmer zhvilloi biseda telefonike me Presidentët Trump dhe Zelenskyy të premten ndërsa shprehu “mbështetjen e tij të palëkundur” për Ukrainën, duke iu bashkuara deklaratave të ngjashme të mbështetjes për Presidentin Zelenskyy nga udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026