Primaret e PD, përfundon numërimi i votave në Korçë, kryeson Bledion Nallbati

2 Mars 2025 | 08:43

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primare në qarkun e Korçës.

Vendimi i KOKOE ishte se secili kandidat për të kaluar pragun duhet të fitonte 230 vota.

Në përfundim, nga qarku i Korçës, atyre që emrat do u kalojnë në kryesi janë Bledjon Nallbati, i cili ka më tepër vota se të gjithë duke marrë plot 1219 vota, ndërsa ndiqet nga deputeti tjetër Edmond Spaho me 691 vota.

Ish-deputetja e PD dhe dekania e fakultetit të ekonomisë në Korçë Ledina Alolli ka mundur të fitojë 394 vota.

Andrea Mano ka mundur të marrë votëbesimin nga 381 anëtarë demokratë, ndërsa Fidel Kreka ka fituar 355 vota

Ish-kryetari i PD Pogradec Genti Çela do të jetë një tjetër emër që do të diskutohet në tryezën e kryesisë në kryeqytet, pasi mundi të fitojë 334 vota.

Kandidatët e tjerë nuk kanë mundur të kalojnë pragun prej 230 votash ndërsa zhgënjim total ka qenë deputetja aktuale Sorina Koti, e cila ka mundur të grumbullojë vetëm 41 vota.

  1. *Bledjon Nallbati*: 1219 vota
  2. *Edmond Spaho*: 691 vota
  3. *Ledina Alolli*: 394 vota
  4. *Andrea Mano*: 381 vota
  5. *Fidel Kreka*: 355 vota
  6. *Genti Çela*: 334 vota
  7. *Alfred Gega*: 222 vota
  8. *Arbër Male*: 221 vota
  9. *Kristiano Koçibelli*: 204 vota
  10. *Lulëzim Rakipi*: 160 vota
  11. *Yllson Ibrahimllari*: 151 vota
  12. *Eleina Qirici*: 113 vota
  13. *Elsuida Vila*: 74 vota
  14. *Kujtim Hoxha*: 61 vota
  15. *Xhuljano Guçe*: 52 vota
  16. *Sorina Koti*: 41 vota
  17. *Albana Prifti*: 40 vota
  18. *Lorenc Bega*: 30 vota
  19. *Xhuljana Guçe*: 24 vota
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026