Nuk ka fitues në Napoli-Inter, zikaltrit vijojnë të ruajnë kreun
Supersfida e së shtunës mes Napolit dhe Interit është mbyllur pa fitues, ku skuadrat u ndanë në shifrat 1-1. Edhe në këtë duel nuk munguan polemikat nga të dy kampet.
Kryendeshja e javës në Itali, ajo mes Napolit dhe Interit është mbyllur pa fitues, duke u dhënë të drejtë zikaltërve të qëndrojnë në krye të klasifikimit. Një përballje e luftuar nga të dyja skuadrat, ku ashtu si shpesh ndodh në elitën italiane nuk munguan as polemikat. Pjesa e parë mund të cilësohet më e mirë nga ziklatrit, ku arritën të gjejnë dhe golin me Di Marcon në minutën e 21’.
Në fraksionin e dytë gjërat ndryshuan, Napoli u bë më dominues, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare, madje duke pretenduar dhe për një penallti, për top të prekur me dorë. Të njëjtën gjë menduan dhe zikaltrit, duke konsideruar për një faull brenda zonës, por në të dyja rastet gjyqtari Doveri nuk konstatoi diçka të dyshimtë.
Kur dukej se zikaltrit do të shkonin plus 4 nga vendi i dytë, ishte Billing që riktheu baraspeshën e i dha 1 pikë me shumë vlerë napoletanëve. Interi udhëheq kampionatin me 58 pikë, një më tepër se skuadra e Contes, ndërsa në vendin e tretë qëndron Atalanta që barazoi pa gola me Venezian të premten.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht