Vota e diasporës, Celibashi flet për regjistrimet: Nuk ka shtyrje përtej 9 marsit
Kërkesës së Partisë Demokratike për të shtyrë afatin e regjistrimit të diasporës, komisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur me afatet e Kodit Zgjedhor, duke kujtuar se përtej datës 9 mars, ky proces nuk mund të zgjatet.
“Data 9 mars është një datë tej të cilës nuk shkojmë dot, sepse është datë e përcaktuar nga ligji. Pra, në datë 9 mars KQZ, ka detyrimin që të shpallë listën paraprake”, tha Celibashi.
Sipas Celibashit, një shtyrje mund të bëhet vetëm për ato kërkesa që janë bërë më shumë se 1 herë nga emigrantët që nuk iu është aprovuar kërkesa.
“Të paktën për 42056 që janë sot deri në këtë moment që ne flasim zgjedhës të cilët e kanë paraqitur kërkesën dhe kjo kërkesë iu është refuzuar, të shikohet mundësia që KQZ të kishte disa ditë më shumë në dispozicion për të asistuar një proces të riaplikimit të tyre”, u shpreh kreu i KQZ.
Drejtuesi i KQZ, tha se për dërgimin e zarfeve për të votuar tek Diaspora do të konsiderohen ofertat nga postat ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil