Incidenti i pazakontë: Hajduti goditet nga rryma elektrike, 1000 shtëpi në errësirë

4 Mars 2025 | 22:42

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një grabitjeje në një objekt të braktisur industrial në West Yorkshire të Britanisë së Madhe, kur një nga hajdutët u godit nga rryma, duke bërë që më shumë se 1000 shtëpi aty pranë të mbeten pa energji elektrike, njoftuan sot mediat britanike.

Policia ka marrë një raport në afërsi të Leeds se një tentativë vjedhjeje ishte duke u zhvilluar, por kur mbërritën në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të hajdutit 29-vjeçar brenda ndërtesës, raporton Independent.

Punonjësit e policisë arrestuan grabitësin e dytë, por më pas ai u la i lirë me kusht në pritje të përfundimit të hetimeve.

Incidenti shkaktoi një ndërprerje të shkurtër të energjisë për më shumë se 1000 shtëpi aty pranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa theksoi se folën rreth aksesit të...
18:12 | 28/07/2026

Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare

Platforma X e Elon Musk po hyn zyrtarisht në sektorin bankar me lançimin e X Money, një shërbim të ri financiar që synon ta kthejë...
17:56 | 28/07/2026

Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar prokurorit të lartë të Ukrainës të shqyrtojë nisjen e procedurave penale kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, sipas...
17:33 | 28/07/2026