Momentet e sikletshme të Trump në Kongres, gabime e ofendime ndaj rivalëve politikë
Fjalimi i parë në Kongres i Donald Trump nuk kaloi pa momente të sikletshme për presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara.
Fillimisht ishte krahasimi që ai i bëri vetes me ish-presidentin George Washington, që u prit me ilaritet nga demokratët, të cilët gjatë eventit qëndruan stoik, duke shmangur duartrokitjet dhe ovacionet për kreun e shtetit.
Një tjetër moment anomalie ishte kur Trump fajësoi ish-presidentin Joe Biden dhe ata që i quajti “radikalët e çmendur të së majtës” për të gjitha problemet e Amerikës.
Por këto deri diku ishin të pritshme, duke njohur fjalorin e përdorur nga shefi i Shtëpisë së Bardhë për kundërshtarët.
Ajo që ra më shumë në sy ishte rasti i kongresmenit të Teksasit, Al Green, i cili që në fillim të fjalimit të Trump ngacmoi presidentin me komente që nuk u dëgjuan, por që shoqëroheshin me veprime përmes bastunit të tij.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson u bëri thirrje oficerëve të sigurisë që ta nxirrnin politikanin jashtë godinës.
Jashtë Capitol Hill, Green tha se po protestonte kundër shkurtimeve të propozuara nga qeveria si ajo për sigurimet shëndetësore për amerikanët me të ardhura të ulëta.
Ndërkohë, pas një dite të zezë për tregjet financiare, Trump minimizoi dëmet që mund t’i vijnë Amerikës nga lufta tregtare që ai nisi këtë javë, me tarifat prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe 10 për qind për Kinën.
Por, në kundërshtim me ovacionet me të cilat u pritën objektivat e tjerë të politikave të tij, shumë republikanë qëndruan të ulur, shenjë kjo se taksat ndaj importeve kanë përçarë partinë e tij.
Gjithashtu, më herët gjatë ditës, sekretari i Thesarit, Howard Lutnick deklaroi për “Fox Business” se Trump mund të njoftojë shumë shpejt një marrëveshje me Meksikën dhe Kanadanë.
Trump pritej të njoftonte edhe nënshkrimin e marrëveshjes së mineraleve me Ukrainën, por kjo nuk u materializua kurrë.
Pavarësisht se pjesa dërrmuese e fjalimit të tij ishte e fokusuar tek çështjet e brendshme, një pjesë të vogël e zunë edhe ato ndërkombëtare.
Por ajo ku Trump çaloi ishte kur foli për Lesoton, vendi i vogël i Afrikës së Jugut, për të cilin sipas tij “askush nuk ka dëgjuar të flitet”, por që ka marrë 8 milionë dollarë për të promovuar të drejtat e komunitetit LGBT+.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje