Muça: Mbështetja e demokratëve për SPAK është entuziazëm elektoral
Gazetari Flogert Muça komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me mbështetjen e votuesve të majtë dhe të djathtë për SPAK pas arrestimit të Erion Veliajt.
Sipas Muçës, rritja e mbështetjes së demokratëve për SPAK është vetëm entuziazëm elektoral që lidhet me arrestimin e eksponentëve të lartë të PS.
“Rama njihet si maniak i sondazheve, elektoralisht do ishte çmenduri të vepronte ndryshe, për njëri që ka thënë e kam bërë unë, të dalësh të thuash që pjella ime është e dështuar është çmenduri. Rikthimi i Ramës në qëndrimin e mëparshëm është normal. Mërzinë e socialistëve Rama e ka testuar; ka thënë nëse unë do jem i ashpër me SPAK socialistët do jenë pas meje apo jo? Ka parë që socialistët nuk i kanë shkuar aq mbrapa. Është entuziazëm elektoral mbështetja e demokratëve, nëse kemi zhvillime të reja brenda kampit demokrat, ata do kthehen në nivelin e mëparshëm të mbështetjes”, tha Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta