Sulo komenton Barometrin: Rënia e PS-së e pritshme, por ngritja e PD-së e papritur
Gazetari Arjon Sula ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar sondazhet e kryera lidhur me besueshmërinë e qytetarëve te SPAK.
Sipas sondazhit tek votuesit socialistë ka rënë vlerësimi për SPAK me 7.6 pikë, ndërsa votuesit demokratë janë rritur me 28 pikë në vlerësimin për SPAK.
Sula u shpreh se e priste që për socialistët të kishte një rënie, por ajo që nuk e priste ishte që demokratëve tu rritej besimi te SPAK.
“Rënien e PS-së e parashikoja, por nuk parashikoja rritjen e PD-së me 28 pikë. Demokratët kanë reaguar menjëherë pozitivisht për SPAK-un ndaj arrestimit të Erion Veliaj. Pra ata kanë parë faktin, jo retorikën e Berishës. Kategoria e të paidentifikuarve, kanë pasur gjithashtu rritje. Edhe ata që janë pa parti, prapë kanë ngritje në pëlqyeshmërinë e SPAK-ut. Me pak fjalë duan pastrim”,-tha Sulo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq