Lëvizte me taksi për t’u kamufluar, arrestohet shpërndarësi i drogës në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një person që shpërndante doza heroine në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Për t’u kamufluar dhe për të mos rënë në sy të forcave të policisë, ai i bënte lëvizjet me taksi si një klient normal.
Gjithashtu, policia e Vorës ka arrestuar një 36-vjeçar nga Fieri, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet një pako me 56 gram kokainë.
Njoftimi i policisë
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fshehtësia”, gjatë të cilit u goditën dy raste të shitjes së drogave të forta. Konkretisht:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan në rrugën e Kavajës, taksinë ku ishte pasagjer shtetasi F. K., banues në Tiranë. Nga kontrolli fizik dhe në banesë, atij iu gjetën doza heroine (me peshë totale 50 gramë), 250,000 lekë, 100 euro dhe një peshore elektronike. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, shtetasi F. K. u vu në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë ndaluan në fshatin Muçaj, automjetin me drejtues shtetasin E. N., 36 vjeç, banues në Fier. Nga kontrolli në automjet u gjet një pako me 56 gram kokainë. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, 36-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh