Raportuesi i Parlamentit Evropian i jep mbështetje anëtarësimit të Malit të Zi

6 Mars 2025 | 22:25

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Marjan Sharec, deklaroi të enjten se mbështetja për anëtarësimin e Malit të Zi në BE është e lartë, por kjo nuk do të thotë, siç tha ai, se nuk ka probleme.

Duke paraqitur një projekt-raport në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, zoti Sharec ndër të tjera përmendi si problem bllokimet e punës së parlamentit dhe mosfunksionimin e disa komunave locale në Malin e Zi.

Ai iu referua synimit të Podgoricës që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së deri në fund të kësaj dekade, por paralajmëroi se Mali i Zi ka ende shumë punë për të bërë.

Në këtë drejtim, ai përmendi dështimin për të hapur kapitullin 31 në negociatat e anëtarësimit. Ky është një kapitull që lidhet me politikën e jashtme, hapja e së cilës u pengua nga Kroacia.

“Duhet të theksoj se asnjë shtet anëtar nuk do të donte ta shihte këtë proces të anëtarësimit si një mënyrë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbyllur të gjithë kapitujt”, tha Marjan Sharec.

Duke reflektuar për vizitën e tij në Mal të Zi, ai konfirmoi në Parlamentin Evropian se të gjithë aktorët politikë kanë shprehur dëshirën e tyre që Mali i Zi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, “por ata kanë kuptime të ndryshme se si të arrihet kjo”.

Parlamenti Evropian njeh angazhimin e fortë të Malit të Zi për pranimin në BE dhe konfirmon mbështetjen e tij të plotë për anëtarësimin e ardhshëm të vendit në BE. Projekt-raporti mirëpret përparimin pozitiv të Malit të Zi në zbatimin e reformave dhe masave të lidhura me BE-në, mbështet kornizën kohore ambicioze dhe përpjekjet kolektive të aktorëve politikë, shoqërisë civile dhe qytetarëve, por gjithashtu lavdëron Malin e Zi për përmbushjen e standardeve të përkohshme për kapitujt 23 dhe 24 dhe për marrjen e një IBAR pozitiv.

Ky dokument u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në vend që të mbeten të fokusuar në integrimin në BE dhe reformat e nevojshme, duke theksuar nevojën për stabilitet politik, përkushtim dhe angazhim konstruktiv që kapërcen linjat partiake për të ecur drejt mbylljes së kapitujve shtesë. Gjithashtu nënvizohet se reformat e miratuara duhet të zbatohen në mënyrë efektive për të siguruar progres real.

Projekt-raporti i Parlamentit Evropian mirëpret përafrimin e vazhdueshëm dhe të plotë të Malit të Zi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë masat kufizuese kundër Rusisë. Vendi inkurajohet të forcojë zbatimin e masave kufizuese dhe të shmangë anashkalimin e tyre.

Dokumenti vë theks të veçantë në “ndërhyrjen e huaj me qëllim të keq” dhe përpjekjet destabilizuese, kërcënimet hibride dhe fushatat e dezinformimit nga aktorët e vendeve të treta.

Në seksionin mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës, drafti vëren me shqetësim bojkotet dhe bllokadat politike, si dhe ringjalljen e tensioneve dhe polarizimin etnik.

Me këtë raport, Parlamenti Evropian do t’i bëjë thirrje Malit të Zi që të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me vendet që paraqesin rrezik për sigurinë.

Në projekt-raportin e tij, Parlamenti Evropian mirëpret ligjet e reja të Malit të Zi për median dhe strategjinë e politikës së tij mediatike, këmbëngul në një politikë të tolerancës zero në lidhje me presionin ose ngacmimin e gazetarëve, përfshirë figurat publike, dhe thekson nevojën për monitorim efektiv të rasteve të mëparshme të sulmeve ndaj gazetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026