Shifrat/ Rritet kredia në euro, dominojnë kërkesat nga bizneset

7 Mars 2025 | 17:53

Kredia në euro shënoi një rritje të dukshme vitin e kaluar. Bizneset dominuan kërkesën për valutë të huaj, ndërkohë që konsumatorët konvertuan kreditë e tyre nga euro në lek për shkak të kursit të këmbimit dhe normës së interesit.

Banka e Shqipërisë ka dhënë 153.7 miliardë lekë kredi në euro gjatë vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 13.7% krahasuar me vitin 2023.

Megjithatë, për shkak të rënies së kursit të këmbimit euro-lek prej 7.4%, rritja reale e kredisë për huamarrësit ishte 21%.

Kërkesa për kredi në euro erdhi kryesisht nga bizneset, të cilat u përfituan nga normat e ulëta të interesit.

Ndërkohë, individët privatë morën më pak kredi, me një ulje të kërkesës prej 20.4 miliardë lekësh ose 16.6%.

Rënia e vlerës së euros nxiti qytetarët të konvertonin kreditë ekzistuese nga euro në lek, për të shlyer borxhet më lirë.

Për më tepër, norma e interesit për kredi në lek ishte më e favorshme se ajo në euro, duke e përforcuar këtë tendencë.

Vitin e kaluar, Banka Qendrore Evropiane uli për herë të parë pas dy vitesh normën e interesit, duke sjellë një rënie të kostos së huamarrjes në euro.

Ky trend vijon edhe tani, pasi së fundmi interesi u ul me 0.25%, dhe sipas analistëve, pritet që të ketë ulje të mëtejshme, duke nxitur më shumë kërkesën për kredi në euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026