Banka e Shqipërisë: Kreditë janë bërë më të lira për bizneset dhe qytetarët
Vendimet e fundit të Bankës së Shqipërisë, me prirjen për të ulur normën bazë të interesit, i kanë bërë kreditë më të lira.
Efektet për uljen e vlerës së tyre, janë ndjerë tek qytetarët dhe bizneset që në fund të vitit që lamë pas, ndërsa trendi në vazhdim është për ulje të mëtejshme të normës bazë. BSH shkruan në raportin për tremujorin e katërt të vitit 2024, se interesi i kredisë hipotekare për individë rezultoi 3.7%.
Ndërsa interesi mesatar për kredinë e re në Lek dhënë biznesit në këtë tremujor ishte 6.4%, me ulje 0.2% që nga fillimi i vitit.
Por, ulja e normave të interesit është reflektuar edhe te depozitat. Interesi mesatar i depozitave në Lek rezultoi 1.9%, nga 2.2% që ishte në fillim të vitit. Edhe interesi për depozitat në Euro ra në 1.1% në tremujorin e katërt, nga 1.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqiptarët vlerësojnë pozitivisht gjendjen ekonomike, analisti: Ja çfarë ndikon
- Eksperti i ekonomisë: Sazani mund të kthehet në një mini-Singapor
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit