Trump: Më e vështirë të negociohet me Ukrainën sesa me Rusinë

8 Mars 2025 | 09:42

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka pohuar se është “më e vështirë, të negociohet me Ukrainën” sesa me Rusinë.

Gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale të premten, Trump tha se Shtetet e Bashkuara po “bëjnë përparime të mira në negociatat me Rusinë” dhe shtoi se duket “më e lehtë të merresh vesh me Moskën sesa me Kievin”.

Më herët, presidenti amerikan kishte deklaruar se po shqyrtonte vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të reja kundër Rusisë derisa të arrihet një armëpushim me Ukrainën.

Ndërkohë, sipas kompanisë hapësinore Maxar, SHBA ka pezulluar përkohësisht aksesin e Ukrainës në disa imazhe satelitore. Ky veprim vjen pasi administrata e Trump pezulloi ndihmën ushtarake për Kievin.

Ndërprerja e ndihmave ushtarake dhe inteligjencës për Ukrainën erdhi pas takimit të tensionuar që Trump pati me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.

Në ditët pasuese, Rusia shfrytëzoi tensionet SHBA-Ukrainë dhe ndërmori një sulm të gjerë me raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Si kundërpërgjigje Trump paralajmëroi mundësinë e vendosjes së sanksioneve dhe tarifave shtesë ndaj Rusisë, për shkak të sulmeve të ashpra.

Megjithatë, ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin po vepron ashtu siç do të vepronte çdo lider tjetër në këtë situatë.

“Shoh që Putin po i godet më fort ukrainasit se më parë. Dhe ndoshta çdo lider në atë pozicion do të vepronte njësoj,” u shpreh Trump.

Ai gjithashtu tha se beson se Putin dëshiron t’i japë fund luftës, por nuk është ende i sigurt nëse Ukraina kërkon të njëjtën gjë.

“Dua të di nëse Ukraina do një marrëveshje dhe nuk jam i sigurt për këtë,” tha Trump, duke shpjeguar vendimin e tij për të ndërprerë ndihmën për Kievin.

Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Trump në bisedimet me Rusinë ka shqetësuar aleatët e NATO-s, të cilët kanë shmangur kontaktet me Moskën që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në shkurt 2022.

Pavarësisht përplasjeve me Zelensky-n, ekipi i politikës së jashtme të Trump ka dhënë sinjale më pajtuese ndaj Ukrainës në ditët e fundit, pas pezullimit të ndihmës ushtarake dhe inteligjencës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026