“Rezervë strategjike për Bitcoin”, Trump inkurajon sektorin e kriptomonedhave

8 Mars 2025 | 19:46

Presidenti Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë drejtues të sektorit të kriptomonedhave për të diskutuar mbi investimet dixhitale dhe krijimin e një rezerve strategjike për Bitcoin, një lëvizje që shënon një ndryshim të madh nga politika e administratës së mëparshme.

Trump kritikoi kufizimet e vendosura nga administrata Biden dhe nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të mbajtur Bitcoin-in e konfiskuar nga qeveria, në vend që ta shesë, duke theksuar se nuk do të përdoren fondet e taksapaguesve.

Ky veprim synon të rrisë besimin tek investitorët dhe të ndihmojë SHBA-në të marrë një rol udhëheqës në tregun e kriptomonedhave.

Ekspertët vlerësojnë se krijimi i një rezerve Bitcoin mund të legjitimojë më tej tregun e kriptomonedhave dhe të forcojë pozicionin financiar të SHBA-së në këtë sektor. Aktualisht, qeveria amerikane zotëron rreth 200,000 Bitcoin, me vlerë rreth 17 miliardë dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026