Gjykata e Lartë merr vendimin për rekursin e Ervin Salianjit

11 Mars 2025 | 13:56

Gjatë seancës së mbajtur këtë të martë Gjykata vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte  se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se materiali ishte i montuar.

Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026