Politikani i preferuar| Mavros: Liderët e vjetër do përballen me probleme të mëdha!
Në emisionin “Barometri” këtë të martë, u zhvilluan matjet e dyta zgjedhore ne lidhje me pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve, ku kryeson kryeminsitri Rama, duke vijuar me Adriatik Lapajn, më pas Agron Shehaj dhe i katërti renditet Sali Berisha.
Dimitris Mavros, President i kompanisë MRB, ka theksuar se cilët politikanë kanë përqindje më të lartë negative në lidhje me popullaritetin. Ai shton më tej se këta lider politikë kanë gjasa të përballen me probleme të mëdha.
“Megjithëse PD-ja del partia e dytë si më e preferuara për kryeministër dhe kemi bërë pytjet mbi përshtatshmërinë, në lidhje me popullaritetin e Berishës, është e dukshme se ai është i katërti dhe çfarë është më e rëndësishme, është se përgjigjiet negative për të janë afër 66%, teksa Rama është 47% dhe pjesa tjetër kanë përqindje më të larta në lidhje me përgjigjet ‘neutrale’ ose ‘nuk e di’. Nëse ndiqni përgjigjet negative, shikohet se Berisha, Basha dhe Meta kanë përqindje të larta negative në lidhje me popullaritetin.
Indikacioni këtu është që liderët e vjetër do të përballen me probleme të mëdha edhe pse nuk e dimë se si do të zhvillohen ngjarjet deri më 11 maj. Por kjo është e dukshme dhe cilado qoftë pyetja, Rama është ende kandidati fitues në lidhje me shifrat dhe opinionin”, tha Mavros.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq