Trump: Bojkotimi i makinave Tesla i paligjshëm, do blej 1 për të mbështetur Musk
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se bojkoti i makinave Tesla është i paligjshëm dhe ka njoftuar se do të blejë një për të mbështetur pronarin e kompanisë dhe bashkëpunëtorin e tij, miliarderin Elon Musk.
Një ditë pasi aksionet e Tesla pësuan rënien e tyre më të madhe në vlerë në pesë vjet, Trump tha se “të majtët radikalë” ishin fajtorë për bojkotimin e makinave Tesla, raporton Guardian.
E përditshmja britanike raporton se disa automjete Tesla ishin parkuar sot para Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që Trump, i shoqëruar nga Musk dhe djali i tij, të zgjidhte se cilën makinë do të blinte, duke kujtuar se në gusht 2024, Musk i dha Trumpit një “Tesla Cybertruck”.
“Elon Musk ka vënë gjithçka në linjë për të ndihmuar kombin tonë dhe ai është duke bërë një punë fantastike. Megjithatë, e majta radikale, si zakonisht, po përpiqet të bojkotojë ilegalisht dhe në marrëveshje të fshehtë Teslën, një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë, vetëm për të sulmuar dhe dëmtuar Elon dhe gjithçka që ai përfaqëson,” postoi Trump në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Truth Social.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë