Shefi i NATO-s pret Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi, mënyra e vetme për një zgjidhje të qëndrueshme

29 Prill 2021 | 14:29

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg priti në Bruksel kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të biseduar për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit Stoltenberg theksoi mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës – dhe theksoi se dialogu mbetet mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Më herët gjatë takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stoltenberg nuk pranoi të komentonte mbi dokumentin non paper por shtoi se çdo spekulim në lidhje me këtë është i padobishëm dhe se për NATO-n e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Kurti tha se në takimin me Stoltenberg theksoi rëndësinë e prezencës së NATO-s në Kosovë si dhe shtoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancë do ta bënte rajonin dhe Evropën “më të sigurt”.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026