Listat e 11 majit: Kush janë 4 “ish-opozitarët” që iu bashkuan Partisë Socialiste

12 Mars 2025 | 23:37

Partia Socialiste ka përfshirë në listat e saj për deputetë disa emra që kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike  , duke sjellë kështu një ndryshim në garën politike. Edhe pse këta individë nuk janë përfshirë në listat e mbyllura, ata do të garojnë në partinë e PS-së.

Një nga emrat është Zamira Sina, dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Vlorës. Gjatë prezantimit të listave, drejtuesi politik i qarkut, Bledi Çuçi, theksoi se Sina kishte qenë mbështetëse e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike. Çuçi theksoi se Sina i kishte shpjeguar se në atë kohë nuk e mbështeste Edi Ramën, por tani ka ndryshuar mendim dhe e mbështet kryeministrin aktual.

Një tjetër ndryshim është i lidhur me Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian  i cili ka kërkuar tërheqjen nga koalicioni “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Sterjovski kishte kërkuar një vend në listën e hapur për Qarkun e Korçës, por pasi kërkesa e tij u refuzua nga PD, ai ka kaluar te PS. Në vitin 2021, ai kishte kandiduar nën logon e PS-së për Qarkun e Korçës, por nuk kishte arritur të fitojë.

Në listën e hapur të PS-së për deputetë është edhe ish-deputeti i PD-së, Alban Zeneli.

Zeneli ka qenë deputet i PD-së gjatë legjislaturës 2013-2017, dhe tashmë do të garojë për një mandat të ri në  PS.

Po ashtu, edhe Endrit Brahimllari, ka vendosur të angazhohet pranë Partisë Socialiste. Brahimllari kishte shprehur publikisht dëshirën për t’u bashkuar me PS-në, dhe tani është i vendosur në listën e hapur për deputetë në qarkun e Tiranës, ku do të duhet të fitojë një vend në Kuvend përmes votës popullore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026