Trump paralajmëron Rusinë me sanksione shtesë, nëse nuk pranon armëpushim

13 Mars 2025 | 00:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim 30-ditor, duke e paralajmëruar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj saj, nëse ajo e hedh poshtë propozimin amerikan.

“Rusia nuk ka rrugëdalje tjetër pos armëpushimit. Po qe nevoja, ne do ta sanksionojmë, megjithëse shpresoj se nuk do të kemi nevojë ta bëjmë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

“Në pikëpamjen financiare, ne mund të bëjmë gjëra shumë të pakëndshme, shumë të këqija, që janë shkatërruese për Rusinë, por unë nuk e dua një gjë të tillë”, shtoi ai.

Një ditë më parë, Ukraina e pranoi armëpushimin e përkohshëm pas nëntë orësh bisedimesh me zyrtarët e Trumpit në Arabinë Saudite.

Trump e ka bërë përfundimin e pushtimit mbi trevjeçar të Ukrainës nga Rusia prioritet kryesor që kur mori detyrën në janar, duke dërguar me shpejtësi zyrtarë të lartë në Moskë dhe në Kiev për ta shtruar rrugën për bisedime.

Ai e ka përdorur ndikimin e madh të Uashingtonit mbi Ukrainën – kryesisht ndihmën ushtarake dhe ndarjen e informatave të inteligjencës – për ta bindur Kievin ta pranojë propozimin për armëpushim.

Por, Trump e nuk ka të njëjtin ndikim mbi Rusinë, e cila tashmë është nën sanksione të mëdha nga SHBA-ja dhe Evropa.

Ekspertët thonë se Putini ka gjasa t’i zvarrisë bisedimet për armëpushim, në mënyrë që ta përmirësojë pozicionin e tij në fushën e betejës dhe rrjedhimisht në tryezën e bisedimeve për ta arritur paqen.

Forcat ruse jo vetëm që po përparojnë në Ukrainën lindore, por gjithashtu po i zmbrapsin forcat ukrainase jashtë rajonit të Kurskut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026