“Në PD asgjë nuk më është falur”- Tabaku pranon të jetë në listë të hapur

13 Mars 2025 | 10:51

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike për ta lënë në listë të hapur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku shpreh falënderime dhe mirënjohje për të gjithë ata demokratë që e nxorën një ndër kandidatët më të votuar në primare.

Ajo thekson se në PD asgjë nuk i është falur asnjëherë, ndaj e pranon sfidën për të garuar përpara qytetarëve të kryeqytetit dhe për t’iu marrë besimin për t’i përfaqësuar në parlament.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin!

Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur!

Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani! Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar. Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit!

Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë!

Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të shtunë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:59 | 27/06/2026

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese

Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i...
18:09 | 27/06/2026