U bashkua në listën e “Nisma Shqipëria Bëhet”, Dashnor Sula shpjegon arsyet

13 Mars 2025 | 09:58

Deputeti demokrat Dashnor Sula pasi u la jashtë nga lista e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit do të kandidojë si deputet në listën e një tjetër subjekti zgjedhor, atë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Me anë të një statusi në Facebook, Sula u drejtohet qytetarëve të Elbasanit ku shprehet se demokratët e këtij qarku do i përfaqësoje në parlament nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Dashnor Sula ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Sokon që e ftuan të kandidojë në këtë koalicion në zgjedhjet e 11 majit pasi sipas tij “mora medaljen si SPAKIST” nga Partia Demokratike.

Ai shton se nuk ka qenë zgjedhja e tij largimi nga Partia Demokratike në të cilën ka kontribuar për 20 vite, ndërsa thekson se do të jetë “SPAK-ist” edhe në Parlamentin e ardhshëm.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Jam i lumtur t’u njoftoj se demokratët e Elbasanit do ti përfaqësoj në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

U jam shumë mirënjohës Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko, këtyre djemve të rinj dhe të papërfolur, që më ftuan të kandidoj në zgjedhjet e 11 majit. Unë i falenderoj dhe shpreh mirënjohje edhe për drejtuesit e forcave te tjera politike që për etikë nuk po i përmend që më ftuan të bashkohesha në ekipin e tyre pas medalies që më dhanë si “SPAKIST”. Mendoj se Shqipëria Bëhet dhe bëhet vetëm me djem të rinj.

Nga sot, do të nis takimet me përkrahësit e mi, të cilët edhe në një ditë shumë të vështirë si ajo e djeshmja, më qëndruan pranë dhe më mbështetën.

U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk kam arritur tu përgjigjem, ju falenderoj përzermërsisht për fjalët.

Ma besoni, nuk ishte zgjedhja ime të largohesha nga Partia Demokratike. I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet.

Kam sakrifikuar kohën time, i kam hyrë në hak familjes sime dhe fëmijëve të mi, për të punuar cdo ditë për PD-në, por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm se kam shprehur mbështetjen time të palëkundur për institucionet e reformës në Drejtësi. Po e them që tani, SPAK-ist do të jem edhe në Parlamentin e ardhshëm sepse besoj që po i bën vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite.

Na priftë e mbara deri në 11 Maj!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026