“1 mld € për reformat në Shqipëri”, Marta Kos: E meritoni të jeni në BE

13 Mars 2025 | 11:23

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos e cila mbajti këtë të enjte një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh në fjalën e mbajtur në konferencën për shtyp se Shqipëria ka ecur shumë mirë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Ajo tha se objektivat që Shqipëria të jetë shtet anëtar në BE në 2027 janë realiste dhe jo vetëm ambicioze.

“Erdha këtu për t’ju treguar mbështetjen time të plotë për objektivat tuaj kaq ambiciozë dhe më kanë thënë që janë objektiva realistë jo thjesht ambiciozë. Ne po ecim në rrugën e duhur, jemi në udhën e duhur, në udhë të mbarë. Pra me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE.

Ju e meritoni sepse me ju brenda Bashkimit Europian, Europa nuk do të jetë thjesht më e madhe, por edhe e fortë. Shpresoj që sot do të kemi ratifikimin në parlament të dy marrëveshjeve që ne t’i japim Shqipërisë shifrën 1 miliard Euro, një pjesë në hua, një pjesë tjetër në grante në mënyrë që të kryhen reformat e domosdoshme në Shqipëri, por edhe të bëheni gati për të qenë pjesë e BE”, u shpreh Kos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026