Rrëzohet avioni pranë aeroportit të Karolinës së Veriut, asnjë i mbijetuar

14 Mars 2025 | 20:55

Dy persona humbën jetën kur një aeroplan privat u rrëzua sot në Greenville të Karolinës së Veriut, thanë autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi pranë aeroportit Pitt Greenville rreth orës 7:50 të mëngjesit me orën lokale, raportoi ABC11.

Autoritetet thanë se një hetim është duke u zhvilluar dhe se nuk ka të mbijetuar në aksident.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) njoftoi se avioni ishte një Beechcraft Bonanza dhe se në bord ndodheshin dy persona.

Sipas televizionit amerikan, askush nuk u lëndua në vendin ku u rrëzua avioni.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026