“Gjermanët kishin adhurim për shqiptarët”, Dorian Koçi: Tezat e pavërteta mbi pushtimin nazist
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi duke folur për kampin famëkeq gjerman të Dakuat, thotë se shumica e shqiptarëve të internuar në këtë kamp u arrestuan në Durrës dhe Vlorë.
Z. Koçi tha se shumica e të arrestuarve ishin aktivistë dhe rezistencë antifashistë. Ai theksoi se ndryshe nga mbizotërimi i tezës se forcat gjermane vetëm po kalonin dhe se Shqipëria ishte asnjëanëse, e vërteta qëndron ndryshe.
“Ka mbizotëruar teza e asnjanësisë së Shqipërisë dhe të gjermanëve që kaluan, madje ka edhe teza ku thuhet se gjermanët kishin një adhurim për shqiptarët, teza të cilat hedhin poshtë atë që ishte dhe thelbi i regjimit nazist, diversiteti i racave dhe dhuna e madhe dhe ekstrem ndaj kundërshtarëve të vet politik apo edhe ndaj racave dhe etnive të tjera”, tha drejtori i Muzeut Historik Kombëtar.
“Arrestimet e mëdha kanë qenë dy, në qytetin e Durrësit dhe Vlorës. Kryesisht kanë qenë në tetor 1943 në Durrës dhe më vonë kanë qenë në qershor dhe gusht 1944. Arrestimet e njerëzve që ishin të internuar në Dakau ishin pas përfundimit të operacionit të qershorit 1944, ku ishin edhe njerëz që u gjetën në rrethina gjatë reprezaljeve”, shtoi Dorian Koçi.
Sipas tij kampet naziste paraqiteshin për qëllime riedukimi por në fakt ishin kampe që u ngjitën për të persekutuar dhe dënuar njerëzit dhe kampi i Dakaut fillimisht nisi me internimet e vetë popullsisë gjermane.
Lexoni gjithashtu:
Në përkujtim të kampit famëkeq të “Dakaut”, për të cilin ka kontribuar edhe Shqipëria
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq