Procedohet penalisht nëna që përplasi në tokë foshnjën 5-muajshe

17 Mars 2025 | 12:10

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua rreth 37 vjeçe, në gjendje të dehur, thuhet se ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe.

Policia e Vlorës ka dalë këtë të hënë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen ku thekson se ka nisur procedimi penal për nënën e foshnjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal  H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që ditën e ngjarjes forcat e policisë ndërhyrë menjëherë për t’i marrë fëmijën, por nëna i kundërshtoi me forcë.

Foshnja u dërguar në spital për kontrolle mjekësore ndërkohë, nëna u shoqërua nga efektivët dhe nga burime thuhet se është e divorcuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026