Gjykata Speciale s’e lejoi Thaçin në varrimin e të atit, reagon Rama

17 Mars 2025 | 21:48

Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Përmes një postimi në X Rama e cilëson të turpshme gjykatën që siç thotë ktheu në bumerang brutal vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës.

“Një ultësirë ​​e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, shprehet Rama.

Lajmin e bëri të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një postimi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur indinjatën dhe revoltën e saj të thellë ndaj vendimit të padrejtë, jo human dhe të papranueshëm të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar lirimin e bashkëluftëtarit të tyre, ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe të japë lamtumirën e fundit babait të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026