Celibashi takohet me Drejtorin e Policisë së Shtetit, zbardhen çështjet e diskutuara

18 Mars 2025 | 13:22

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi këtë të martë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën.

Takimi u krye në ambientet e KQZ-së dhe fokusi i diskutimeve ishte mbi bashkëpunimin dhe përgatitjen e institucioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Biseda u fokusua tek siguria, transparenca dhe respektimi i standardeve demokratike në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm.

“Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore,” tha Drejtori Proda.

Një nga pikat kyçe të takimit ishte bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me KQZ-në, Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Prokurorinë e Përgjithshme, në kuadër të Protokollit të Koordinimit për Hetimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Zgjedhore. Palët ritheksuan angazhimin për të luftuar çdo përpjekje për të cenuar integritetin e zgjedhjeve, duke siguruar që çdo rast të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.

Komisioneri Celibashi gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të sigurisë dhe atyre zgjedhore. “Policia e Shtetit është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve tona është jetik për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë votuesit,” deklaroi ai.

Gjatë takimit, u diskutuan disa aspekte të rëndësishme për të garantuar një proces të sigurt dhe të besueshëm zgjedhor, si:

  • Parandalimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore, përfshirë blerjen e votave, presionet ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës;
  • Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë, KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të ligjit zgjedhor;
  • Zbatimi i masave të shtuara të sigurisë gjatë periudhës parazgjedhore, ditës së votimit dhe numërimit të votave, për të parandaluar çdo incident të mundshëm;
  • Trajnimi i strukturave policore mbi detyrimet ligjore dhe procedurat që lidhen me procesin zgjedhor, duke përfshirë identifikimin dhe raportimin e veprave të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026