Nis biseda telefonike mes Putin dhe Trump

18 Mars 2025 | 17:20

Pas takimit që zhvilloi Presidenti Putin në Unionin Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve në Moskë, ka nisur dhe telefonata mes Trump dhe liderit rus, ashtu siç konfirmojnë zyrtarët nga Shtëpia e Bardhë.

Në një postim në Twitter, Zëvendës Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino tha se Trump aktualisht po zhvillon bisedën telefonike me Putinin.

“Biseda telefonike po shkon mirë dhe është ende në progres”, tha ai.

Trump ishte vetëm pesë ditë në mandatin e tij të dytë kur bëri një sërë telefonatash me liderët botërorë, duke përfshirë një me presidentin rus Vladimir Putin dhe një tjetër me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kremlini tha se ishte një bisedë “pozitive dhe konstruktive” pasi të dy liderët ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ndryshe nga janari, ku lajmi për thirrjen befasoi botën, këtë herë udhëheqësit e përfshirë në negociatat e paqes kanë pasur një shans të bisedojnë me Trump përpara thirrjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
17:55 | 23/07/2026

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
17:36 | 23/07/2026