Rasti i veçantë te Anglia, futbollisti ftohet në moshën 32-vjeçare në kombëtare

19 Mars 2025 | 11:03

Mbrojtësi i Njukasëll, Dan Burn është padyshim personazhi më interesant në listën e Anglisë, për dy duelet kualifikuese të Kupës së Botës. Futbollisti në fjalë u ftua për herë të parë në moshën 32-vjeçare.

Nuk e kishte menduar asnjëherë se në moshën 32-vjeçare do të merrte ftesën e parë nga kombëtarja angleze, e padyshim ky është një rast për t’u marrë shembull. Dan Burn, mbrojtësi i Njukasëll në Premier League, u bë zyrtarisht pjesë e ekipit të “3 luanëve”, ku edhe pse ka një karrierë të gjatë në futbollin vendas, nuk e kishte veshur asnjëherë fanellën e ishullorëve.

“Kur të enjten u bë ora gjashtë në mbrëmje dhe nuk dëgjova asgjë, i thashë gruas sime se mendoj që asgjë nuk do të ndodhë. Më pas mora një mesazh se ‘a jam ende zgjuar?’. Tuchel më tha se i ka telefonuar të gjithë që nuk ia dolën të jenë në ekip, kështu që sërish mendova se nuk ia dola. Por më pas ai tha se ka dashur ta përfundojë ditën në disponim të mirë dhe se më dëshiron në skuadër”.

Në intervistën tejet interesante dhënë për faqen zyrtare të Anglisë, qendërmbrojtësi shtoi më tej se do të luftojë fort për një vend titullari.

“Dua të lë përshtypje sa më shumë që është e mundur dhe të siguroj ftesë për kampin e radhës. Qartë, që çdo fëmijë ëndërron të luajë në Kupën e Botës. Kështu që ta dijë se mund ta kem atë rast është e veçantë. Kur kalojnë kaq shumë grumbullime të ekipit përfaqësues, ju disi e pranoni se koha ka kaluar. Por për fat trajneri i ri më ka dhënë një shans”, mbylli deklaratën e tij Burn.

Kujtojmë që trajneri Tuchel, në drejtimin e parë të Anglisë, solli një listë krejt ndryshe nga ajo e parardhësit të tij Gareth Southgate.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026