UEFA cakton gjyqtarin e ndeshjes me Anglinë, kush do të vendosë drejtësi në Wembley
UEFA ia ka besuar bilbilin spanjollit Alejandro Hernandez i cili do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën mes Anglisë dhe Shqipërisë.
Të premten, në orën 20:45, dy skuadrat do të përballen në “Wembley” të Londrës për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Ndihmës të tij do të jenë Jose Naranjo, Diego Sanchez Rojo dhe Alejandro Ruiz. Në VAR do të jetë Cesar Soto Grado, ndërsa ndihmës i tij Valentin Gomez.
Alejandro Hernandez nuk rezulton ta ketë drejtuar më parë Kombëtaren Shqiptare ndërsa në kualifikueset e Botërorit 2022, më 12 tetor të vitit 2021, ai u bë protagonist me një penallti kundër anglezëve në favor të Hungarisë.
Vendësit nuk ishin dakord, teksa e panë veten në disavantazh pas atij momenti. Hungaria shënoi përmes Salait nga penalltia ndërsa sfida u mbyll barazim, pasi ishte Stons që barazoi.


LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit