Vlera e Shqipërisë përballë Anglisë, “Tre luanët” kushtojnë 13 herë më tepër

18 Mars 2025 | 16:07

Kombëtarja e Anglisë do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës.

Tre Luanët janë aktualisht kombëtarja më e shtrenjtë në botë, me një vlerë të përgjithshme prej 1.3 miliardë euro. Kjo shifër e bën Anglinë një nga ekipet më të fuqishme në futbollin ndërkombëtar.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë do të luhet më 21 mars në Wembley dhe pritet të jetë një sfidë tepër e vështirë për kuqezinjtë.

Në një krahasim të bërë mes vlerës totale të dy skuadrave, është e dukshme diferenca e madhe. Shqipëria, me një vlerë të përgjithshme prej 100 milionë euro, është ndoshta më e përulur në aspektin financiar, duke pasur një vlerë shumë më të ulët se Anglia. Saktësisht, Shqipëria vlen 13 herë më pak se kundërshtari i saj i radhës.

Lojtari më i shtrenjtë i kuqezinjve është Kristjan Asllani, mesfushori i Interit, me një vlerë prej 18 milionë euro. Ndërkohë, për Anglinë, lojtari më i vlefshëm është Jude Bellingham, me një vlerë prej 180 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026