Inspektimi në Koridorin VIII, Balluku: Një pjesë e projektit përfundon në shtator

19 Mars 2025 | 12:23

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e Koridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele të rëndësishëm me gjatësi 1.1 km secili, që do të lidhin Elbasanin me Librazhdin. Rama ishte i shoqëruar nga kreu politik i qarkut, Arbian Mazniku, dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, të cilët panë nga afër ecurinë e punimeve, përfshirë ndërtimin e urave që do të lidhen me tunelet.

Zv/kryeministrja Balluku dha detaje mbi progresin e projektit, duke theksuar se tuneli është drejt përfundimit.

“Nga shtatori do të kemi dritë nga ana tjetër. Tunelet janë 1.1 km dhe deri në fund të shtatorit do të kemi përfunduar me gërmimin. Më pas do të vijojë faza tjetër, për ta dorëzuar në fillim të pranverës së vitit të ardhshëm,” tha ajo.

Balluku sqaroi gjithashtu se aktualisht po punohet në urën e Murashit, e cila është pjesë e një segmenti më të gjerë prej 26 kilometrash që lidh Elbasanin me Librazhdin.

“Kemi dy ura me pesë hapësira që lidhen direkt me tunelin dhe janë vazhdim i gjithë segmentit, i cili po ndërtohet me ritme të mira,” shtoi ajo.

Sipas Ballukut dhe Ramës, ky projekt konsiderohet një investim strategjik për infrastrukturën e vendit, duke lehtësuar kështu dhe lidhjet rrugore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026