Gazetari shqiptar: Marrëveshja me partinë kurde që fundosi kryebashkiakun Imamoglu

19 Mars 2025 | 14:04

Në një lidhje live për Euronews Albania foli nga Turqia gazetari shqiptar Sokol Brahaj, i cili solli detajet më të fundit në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Sipas gazetarit Sokol Brahaj, kryebashkiaku i Stambollit do të nominohej të dielën si rival i Erdoganit në zgjedhjet e ardhshme ndërsa zbuloi dhe indicen e hetimeve, ku sipas tij kishte qenë një marrëveshje verbale për mbështetje të ndërsjellë mes partisë opozitare dhe partisë kurde PKK, e cila kishte konkluduar në këto akuza të rënda ndaj tij për bashkëpunim me terrorizmin dhe akuza të tjera për korrupsion dhe tendera abuzivë.

“Mazhoranca thotë se gjithçka është ligjore dhe drejtësia është e pavarur dhe Erdogan nuk ka lidhje me këtë operacion, por opozita mendon ndryshe, duke e cilësuar si akt kundër partisë opozitare. Kryetari i Bashkisë Stambollit ballafaqohet me akuza të rënda, si përfshirje në terrorizëm, pasi ata kanë bërë një koalicion jo zyrtar, jo me shkrim, që partia kurde (PKK) të përkrahë Partinë Republikane turke, ndërsa në vendet ku votat e kurdëve janë të sigurta ata do të ndihmoheshin nga Partia Republikane. Me këtë rast, prokurorët kanë thënë se Ekrem Imamoglu është kryesori që po sponsorizon terrorizmin e PKK-së, plus ka akuza të tjera në lidhje me tendera etj., por janë rreth 18 akuza që do të dalin më pas të zbardhura. Duke parë këto akuza, Ekrem Imamoglu nuk do ta ketë shansin të jetë përballë Erdoganit në zgjedhjet e ardhshme”, tha gazetari shqiptar.

Gazetari tha se mediat turke e cilësojnë këtë si një puç civil kundër opozitës, ndërsa partia në pushtet ka thënë se nuk ka lidhje, duke u shprehur se institucionet e drejtësisë janë të pavarura.

“Media turke e quan arrestimin një puç civil kundër opozitës turke të bërë nga dora e Erdoganit. Universiteti i Stambollit ia anuloi dje diplomën e bachelorit kryebashkiakut, ndërsa sipas televizioneve turke, diploma e tij ka qenë e rregullt me ligjet e kohës. Në mëngjesin e orës 6 me orën lokale turke, kryetari i bashkisë së Stambollit dhe lideri i favorizuar për t’u zgjedhur të dielën si kandidati rival i Erdoganit, së bashku me 106 persona të tjerë, u arrestuan. Deputetët e opozitës janë në marshim nga parlamenti drejt partisë opozitare turke për një protestë, por prefektura e Stambollit ka ndaluar çdo lloj tubimi deri të hënën. Në këtë rrugë mund të hyhet vetëm me leje. Opozitarët po marshojnë në këmbë, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare. Disa politikanë, përfshirë dhe liderin e opozitës, janë takuar me bashkëshorten e kryebashkiakut të Stambollit”, tha Brahaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026