Si Erdogan “hoqi qafe” kryebashkiakun e Stambollit, njeriun që mund ta sfidonte

19 Mars 2025 | 13:25

Policia turke arrestoi këtë të mërkurë kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një lider i njohur opozitar dhe rivali kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Sipas autoriteteve turke arrestimi erdhi si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara me disa afera korruptive, por dhe hetimeve për lidhje me grupe terroriste.

Agjencia shtetërore Anadolu njoftoi se prokurorët lëshuan urdhër arreste për Imamoglu dhe rreth 100 persona të tjerë, përfshirë biznesmenë dhe gazetarë. Kritikët e qeverisë thonë se arrestimi i Imamoglu vjen pas humbjeve të konsiderueshme të partisë në pushtet të Erdoganit në zgjedhjet lokale të marsit. Sipas analistëve kundër qeverisë, Immamoglu u arrestua për të ulur peshën e opozitës në mënyrë që ajo të mos kërkojëë zgjedhje të parakohshme.

Arrestimi ka ndodhur gjatë një kontrolli në shtëpinë e Imamoglu, por deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera. Gruaja e kryebashkiakut e konfirmoi për një stacion televiziv privat se policia kishte mbërritur në shtëpinë e tyre para agimit dhe se arrestimi kishte ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Një ditë më parë, një universitet i hoqi diplomën e dhënë 30 vite më parë për Imamoglu, duke e skualifikuar atë për të kandiduar në garën presidenciale të ardhshme. Sipas ligjit turk, të qenit në zotërim të një diplome universitare është një kusht i domosdoshëm për të kandiduar në zgjedhje. Partia e Imamoglu-s, opozita kryesore e vendit, Partia Popullore Republikane, kishte planifikuar zhvillimin e “primareve” të dielën, ku ai pritej të zgjidhej si kandidati kryesor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Zgjedhjet presidenciale të Turqisë janë të planifikuara për në vitin 2028, megjithatë, zgjedhjet e parakohshme janë gjithashtu të mundshme. Shumë analistë besojnë se rritja në sondazhe e Immamoglu ka shqetësuar pushtetin e Erdogan, i cili po përdor mjete represive për të larguar një rival të mundshëm nga gara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani

Evropa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C në disa...
16:27 | 29/06/2026

Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për...
16:21 | 29/06/2026

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)

Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Isa Boletini’ të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së...
15:31 | 29/06/2026