“E bleu nga Izraeli”, eksperti: Serbia përdori një armë speciale ndaj protestuesve
Disa video të postuara në rrjetet sociale nga protesta e madhe e së shtunës në Beograd treguan mijëra qytetarë të mbledhur të cilët, pasi dëgjojnë një zhurmë, largohen anash me nxitim.
Lidhur me këtë moment kanë qenë me mijëra denoncimet nga qytetarët serb të cilët kanë pretenduar se kanë shfaqur probleme shëndetësore pas këtij episodi në protestë duke shtuar zërat se policia serbe ka përdorur një armë speciale të quajtur top zanor për të shpërndarë turmën.
Ish-kreu Forcës së Sigurisë së Kosovë, Kadri Kastrati tha në një intervistë për Euronews Albania ka prova shumë të qarta që vërtetojnë katërcipërisht se Serbia ka përdorur një armë speciale shumë të dëmshme për të shpërndarë protestuesit.
Sipas tij, kjo është një armë që Serbia e ka blerë nga Izraeli dhe që përdoret vetëm nga vende totalitare si Siria e Asadit apo Koreja e Veriut e Kim Jong Un.
Ai tregoi se pasojat e kësaj arme në organizmin e njeriut janë të rëndë dhe të përjetshme sidomos tek ata që kanë qenë pranë vendit ku është përdorur arma.
“Sot në mëngjes kam parë një dokumentar ku Serbia apo njerëzit që e kanë poseduar këtë armë, ai është dhënë nga depoja, dihet saktë nga njeriu që e ka marrë, e ka marrë BIA dhe është përdorur në ditën e protestës. Janë 3 mijë njerëz që kanë kërkuar kujdes shëndetësor dhe janë të gatshëm të dëshmojnë se kanë pasoja shëndetësore nga përdorimi i kësaj arme. Është një armë e blerë nga Izraeli dhe përdoret vetëm nga shtete totalitare si Koreja e Veriut, që kanë diktatorë si Vuçiç apo Asad, çka dëshmon se Serbia është një shtet fashist. Është 100 për qind e saktë që Serbia ka përdorur një armë të tillë. Kjo armë ndikon fillimisht në vesh deri te humbja e dëgjimit, pastaj krijon gjakderdhje dhe dëmtim të organeve të brendshme dhe pasoja të rëndë sidomos tek ata që kanë qenë afër, pasoja të përjetshme”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 11:14 Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 10:41 Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson