Liga Unike e Basketbollit, Flamurtari luan në finale me Pejën

19 Mars 2025 | 18:34

Flamurtari dhe Peja janë dy ekipet finaliste të Ligës Unike në basketboll për femra. Në gjysmëfinale vlonjatet eliminuan Bashkimin, ndërsa skuadra nga Kosova triumfoi ndaj Partizanit.

Liga Unike ka dhuruar emocione në dy ndeshjet gjysmëfinale të zhvilluara në qytetin e Vlorës, ndërsa janë konfirmuar dhe skuadrat që do të ndajnë trofeun me njëra-tjetrën. Flamurtari i Vlorës ka mposhtur Bashkimin e Prizrenit në një duel të luftuar, i mbyllur në shifrat 82-80. Në përfundim, trajnerët e të dyja ekipeve analizuan përballjen e luajtur.

“Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme, duke ditur çfarë skuadre kishim përballë. Bashkimi ishte një skuadër që i kishte të gjitha fitoret, na ka mundur dy herë, por ne sot e kishim studiuar lojën e Bashkimit, duke parë pikat e forta që ishin lojtarët kryesorë. Duke u mbrojtur mirë, ne arritëm këtë sukses. Ndeshja pati gabime nga të dy ekipet, por fiton ajo që gabon më pak”, thotë Agim Dalipi, trajner i Flamurtarit.

Nga ana tjetër, trajneri Viktor Kovac i Bashkimit theksoi se u zhvillua një ndeshje shumë e bukur dhe fitoi skuadra që bëri më pak gabime në fund.

“Nëse skuadra kundërshtare shënon 82 pikë, sigurisht që nuk mund ta fitojmë dot lojën. Ne nuk e kemi atë potencial të shënojmë 100 ose 90 pikë. Mbrojtja nuk ishte mirë, jo mirë mjaftueshëm, dhe nuk mbaj mend ndonjë ndeshje që kemi fituar kur skuadra kundërshtare ka shënuar mbi 70 pikë”, shprehet Viktor Kovac, trajner i Bashkimit.

Në ndeshjen tjetër, Peja ka fituar përballë Partizanit 73-64, në një tjetër takim emocionues. Finalja e këtij kompeticioni është Flamurtari-Peja, që do të luhet ditën e enjte, më 20 mars.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026