Zelensky e përshkruan telefonatën me Trump si ‘të sinqertë’ dhe ‘shumë thelbësore’

19 Mars 2025 | 19:01

Volodymyr Zelensky sapo ka komentuar bisedën e tij të mëparshme telefonike me Donald Trump, duke e përshkruar atë si “pozitive”, “të sinqertë” dhe “shumë thelbësore”.

Lidhur me bisedën telefonike e cila zgjati rreth një orë presidenti Ukrainas tha:

“Ne ramë dakord që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur një fund real të luftës dhe paqe të qëndrueshme. Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me Presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, mund të arrihet paqja e qëndrueshme këtë vit.”

Pikat kryesore në të cilat u përqendrua biseda mes Trump dhe Zelenskyt:

  • Paqja e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit ‘së bashku me Amerikën, me Presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane’
  • Përfundimi i sulmeve ndaj energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile është “një nga hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës”, tha Zelensky, duke shtuar: “Unë e mbështeta këtë hap dhe Ukraina konfirmoi se ne jemi gati ta zbatojmë atë”.
  • Trump ndau detaje rreth bisedës së tij me Putinin dje dhe Zelensky dha një përditësim mbi situatën e fushëbetejës dhe pasojat e sulmeve ruse
  • Ranë dakord të qëndrojnë në kontakt – si “në nivelin më të lartë” dhe përmes ekipeve të tyre, të cilat mund të “bien dakord për të gjitha aspektet e nevojshme të avancimit drejt paqes së qëndrueshme dhe garancive të sigurisë”.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026