Çerekfinalet e Ligës së Kombeve, rikthehet finalja e Kupës së Botës 2018
Mbrëmjen e sotme luhen çerekfinalet e Ligës së Kombeve, ku në fushë zbresin 8 kombëtaret më të forta të Evropës. Kampionët në fuqi të kontinentit të vjetër përballen me Holandën në transfertë.
Spektakël pritet të prodhojë secila prej çerekfinaleve të Ligës së Kombeve, ku mbrëmjen e kësaj të enjteje zbresin në fushë 8 kombëtaret më të forta të kontinentit të vjetër. Kampionët në fuqi, Spanja, do të përballen me Holandën në transfertë, ndërsa cilësohen favoritë për të kaluar më tej, megjithëse ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.
Një duel tjetër interesant është Kroaci-Francë, një përsëritje e finales së Kupës së Botës 2018, atje ku “gjelat” triumfuan dhe ngritën lart trofeun. Skuadrat kanë ndryshuar shumë prej atij momenti, ndërsa kompeticioni nuk është i atyre përmasave. Ndeshja e fundit mes tyre në Ligën e Kombeve është fituar nga ballkanasit.
Itali-Gjermani dhe Danimarkë-Portugali janë dy çerekfinalet e tjera të Nations League, ku padyshim dhe ato priten me shumë interes. Duelet italo-gjermane gjithmonë kanë marrë vëmendje, kjo për shkak të rivalitetit, që po ashtu nuk do të mungojë as këtë herë. Në 2022-in, “panzerat” e mposhtën Italinë 5-2, që është dhe dueli i fundit mes tyre.
Sa i përket Danimarkë-Portugali, ato nuk janë ndeshur me njëra-tjetrën që prej një dekade.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia