Kosova beson te fitorja, Foda: Duhet të luftojmë që në minutat e para

20 Mars 2025 | 15:52

Kosova përballet me Islandën sonte në mbrëmje, pasi ka përmbyllur përgatitjet për këtë sfidë. Trajneri Franko Foda dhe sulmuesi Milot Rashica kanë analizuar ndeshjen, duke shprehur besimin e tyre te fitorja.

Një duel i vështirë për “Dardanët”, por jo i pamundur për të arritur një rezultat pozitiv që do të kishte shumë rëndësi për të ardhmen. Trajneri Foda theksoi rëndësinë e përqendrimit dhe presionit që nga minuta e parë.

“Islanda ka një ekip të organizuar taktikisht, por ne duhet të luajmë të përqendruar që nga fillimi. E dimë që kanë lojtarë cilësorë që luajnë në ekipe si Lille apo Real Sociedad, por më e rëndësishmja është që ne të zbatojmë detyrat tona në fushë. Duhet të ushtrojmë presion, të kemi një lojë kompakte dhe intensive që në minutën e parë,” deklaroi Foda.

Sulmuesi Milot Rashica e sheh kualifikimin si një ëndërr dhe thekson se fitorja është objektivi i vetëm.

“Kualifikimi është ëndrra jonë dhe duam ta arrijmë sa më shpejt. Çdo ndeshje na shërben për të matur forcën tonë, si skuadër dhe individualisht. Këto takime kanë rëndësinë e tyre, prandaj synimi ynë i vetëm është fitorja dhe kalimi tutje,” deklaroi Rashica.

Kosova dhe Islanda përballen sonte në Prishtinë, ndërsa në duelet e mëparshme mes tyre, islandezët kanë regjistruar dy fitore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026