Vodhën me dhunë një banesë në Këlcyrë, arrestohen 2 persona

21 Mars 2025 | 10:09

Policia në Këlcyrë ka arrestuar 2 persona të cilët vodhën me dhunë sende të ndryshme në një banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi B. M., se më datë 18.03.2025, persona të paidentifikuar kishin hyrë me forcë në banesë duke thyer derën dhe ishin vjedhur pajisje dhe sende të ndryshme, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

në kuadër të operacionit të koduar “Mazhan”, u vu në pranga shtetasi  J. B., 22 vjeç banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër në fshatin Mazhan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri gjysmë automatike, që dyshohet se e kishin fshehur këta shtetas.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjes dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026