Flamurtari shpallet kampion në basketboll për femra, fiton Ligën Unike ndaj Pejës
Ekipi i Flamurtarit në basketboll për femra është shpallur kampion i Ligës Unike.
Vajzat vlonjate ia dolën të fitojnë në finale me 10 pikë diferencë përballë Pejës, duke triumfuar kështu në një nga kompeticionet më të rëndësishme.
Flamurtari ishte në avantazh thuajse përgjatë gjithë takimit, ndërsa në fund e mbyllën ndeshjen me rezultatin 72-62.
Në përfundim të sfidës, trajneri i Flamurtarit, Agim Dalipi, nuk e fshehu lumturinë për fitimin e trofeut.
“Ishte një finale me përgjegjësi të madhe dhe objektivi jonë ishte që këtë kupë ta mbanim në Vlorë. Uroj vajzat për sakrificën, dëshirën dhe mundin. Merita u takon vajzave dhe spektatorëve”, tha trajneri i Flamurtarit, Agim Dalipi.
Basketbollistja Memushi e ka cilësuar një trofe të rëndësishëm dhe falenderoi tifozët e pranishëm.
“Ndihemi të gjitha shumë mirë. Kjo mungonte në arkivën e Flamurtarit. Ajo që na ka bërë të ndihemi mirë ka qenë publiku dhe e falënderojmë pa masë”, tha Tea Memushi, basketbolliste e Flamurtarit.
Një ndër lojtaret më të mira në këtë kompeticion ishte dhe Xhekson.
“Ishte ndeshje e vështirë, Peja luajti mirë dhe na i vështirësoi gjërat. Ne kishim mbështetjen e tifozëve, një energji e jashtëzakonshme që na ndihmoi shumë. Kundërshtarët ishin të fortë në garë, por ia dolëm”, thotë basketbollistja Xhekson.
Liga Unike është një kompeticion në të cilin marrin pjesë ekipet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia