Poetja franceze në Tiranë, aktivitet mbi kulturën, misticizmin dhe religjionin

21 Mars 2025 | 17:13

“Kultura, misticizmi, religjioni”, ishte aktiviteti që u zhvillua të premten nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë.

Për të folur për këtë temë të ftuara ishin poetja franceze, Laure Cambau dhe poetja Mimoza Ahmeti.

Poetetet lexuan pjesë nga vëllimi poetik “E bardha pa të bardhë” i Laure Cambau, libër i cili është përkthyer në shqip dhe që i kushtohet piktorit shqiptaro-francez Omer Kaleshi.

 “Ka qenë vetë Omeri që ma ka frymëzuar këtë. Në pikturat e tij ka një gjysmë të bardhë.  E takova Omerin në vitin 2010 në një ekspozitë pikturash në Paris, ai më ftoi të vizitoja atelien e tij. E pashë që çdo gjë që e kishte bërë vetë. Sa herë që dilja nga atelia e tij unë shkruaja nga një poezitë”,- Laure Cambau, poete franceze.

Ndërsa Ahmeti teksa vlerësoi vëllimin e poetes franceze, u shpreh se përmes kësaj të fundit ajo arriti të njoh botën e piktorit me origjinë shqiptaro-maqedonas.

 “Përmes një francezeje unë munda të njohë botën e Omar Kaleshit dhe shqiptar maqedonas me origjinë. Arrita të kuptoj në një nivel tjetër se jeta dhe botëkuptimi i këtij autori piktor ndërkombëtar, nuk ishte vetëm një çështje arti , por ishte diçka mjaft e hollë siç është besimi i sufizmit”,-tha Mimoza Ahmeti.

Laure Cambau, jeton në Paris. Poete dhe pianiste, ajo është gjithashtu autore e tregimeve për fëmijë dhe teksteve të këngëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026