Trajneri i Anglisë vlerëson Shqipërinë: Një fitore e vështirë, por e rëndësishme

22 Mars 2025 | 09:18

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka komentuar fitoren 2-0 ndaj Shqipërisë, një rezultat që e konsideroi të rëndësishëm. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Tuhel theksoi se ekipi i tij pati një dominim të plotë në pjesën e parë, por nuk ishte e lehtë të realizonin më shumë gola.

“Nuk ishte një fitore e lehtë. Nuk e prisja që do të ishte kështu. Gjatë Europianit, Shqipëria ka treguar se është një ekip i fortë dhe skuadrat që luajtën kundër tyre patën vështirësi. Në pjesën e parë dominuam plotësisht, dhe për këtë jam shumë i kënaqur. Megjithatë, mund të kishim krijuar më shumë mundësi”, tha Tuhel.

Trajneri i “Tre Luanëve” po ashtu theksoi se ekipi mori më shumë rrisqe gjatë pjesës së dytë dhe se objektivi kryesor ishte fitorja, që u arrit. “Në pjesën e dytë morëm më shumë rrisqe. Objektivi ynë ishte fitorja dhe ia arritëm. Është një fillim i mirë”, shtoi ai.

Megjithatë, Tuhel theksoi se ka ende hapësirë për përmirësim, duke kërkuar nga lojtarët më shumë disiplinë dhe shpejtësi në linjën e fundit. “Duhet të jemi më të disiplinuar dhe të luajmë më shpejt në linjën e fundit. Dëshira e lojtarëve për të dhënë paraqitje të mira duhet të jetë e madhe”, deklaroi ai.

Një nga surprizat më të mëdha të ndeshjes për trajnerin ishte paraqitja e mbrojtësit Luis Skeli, i cili shkëlqeu me një performancë të jashtëzakonshme dhe arriti të shënonte një gol. “Kam mbetur shumë i surprizuar nga paraqitja e Luis Skelit. Më pëlqen kur një mbrojtës del përpara dhe shënon”, tha Tuhel në fund të deklaratës së tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026